Momente të sikletshme për Meghan dhe Harryn në tapetin e kuq – takimi me David Foster ndez debat

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Momenti i Meghan Markle dhe Princ Harryt në tapetin e kuq ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, pas një takimi me muzikantin David Foster në një event në Kanada.

Çifti mori pjesë në një mbrëmje gala për 40-vjetorin e themelimit të Fondacionit të David Foster, ndërsa një video nga tapeti i kuq u bë virale.

Në pamje shihet Foster duke iu afruar Meghan dhe Harryt, gjersa disa përdorues pretendojnë se muzikanti duket se e injoroi përshëndetjen e Meghanit dhe u fokusua kryesisht te Harry.

Harry & Meghan reacts to being ignored by David Foster #Meghanmarkle #PrinceHarry #royaldrama  youtube.com

Në momentin e fotografive, bashkëshortja e Fosterit, Katharine McPhee, qëndroi pranë Meghanit, derisa Foster vazhdoi të komunikonte me Harryn.

Dy burrat shkëmbyen disa fjalë dhe qeshën së bashku para kamerave.Harry dhe Foster kanë një miqësi prej disa vitesh.

McPhee e ka përshkruar më herët marrëdhënien mes tyre si të ngjashme me atë të babait dhe djalit, veçanërisht pas distancimit të Harryt nga familja mbretërore.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me një prej postimeve në X që ka marrë më shumë se një milion shikime.

– YouTube  www.youtube.com

Disa komentues e interpretuan sjelljen e Fosterit si një injorim të qëllimshëm ndaj Meghanit, e të tjerë nuk panë ndonjë situatë të pazakontë dhe vunë në dukje se të katër më pas pozuan së bashku për fotografi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër