Binjaket që flasin, lexojnë dhe përqafohen para gjumit – pamjet e tyre u bënë virale

Nga D V
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një nënë nga Long Island, New York, zbuloi një ritual të veçantë të vajzave të saj binjake pasi pa pamjet e regjistruara nga monitori i foshnjave. Binjaket identike, Maple dhe Fiona, shihen duke biseduar, lexuar libra dhe përqafuar njëra-tjetrën derisa i zë gjumi.

MariLuz Roth, e cila merret me zhvillimin e fëmijëve, publikoi videon në profilin e saj në Instagram, @doublethemilestones. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet dhe deri tani kanë mbledhur rreth 1.3 milionë shikime.

Në momentin kur u regjistrua videoja, vajzat ishin pak më shumë se dy vjeç. Ato shfaqen në shtratin e tyre duke kaluar kohën së bashku në mënyrë të qetë, duke folur dhe shfletuar libra, përpara se të përqafohen dhe të bien në gjumë.

EXPAND

“Kështu i zë gjumi shumicën e mbrëmjeve”, tha MariLuz për Newsweek, duke shtuar se për vajzat kjo sjellje duket krejtësisht e natyrshme.

Sipas saj, familja nuk ndjek ndonjë metodë të veçantë për t’i vënë në gjumë. Rutina nis pas darkës, kur binjaket i urojnë babait natën e mirë. Më pas, ato kalojnë pak kohë duke lexuar, biseduar dhe luajtur qetësisht.

Edhe leximi i librave shpesh zgjat më shumë nga sa pritej. Vajzat diskutojnë për ilustrimet, bëjnë pyetje dhe së bashku me prindërit krijojnë histori të reja.

“Shumicën e mbrëmjeve kalojnë disa minuta, e ndonjëherë edhe më gjatë, duke biseduar, duke luajtur qetësisht ose duke lexuar së bashku, përpara se natyrshëm t’i zërë gjumi”, shpjegoi nëna e tyre.

Për MariLuz, kjo pamje ka edhe një domethënie të veçantë. Duke parë lidhjen e ngushtë mes vajzave, ajo kujton kohën që ato kanë kaluar së bashku që kur ishin ende në barkun e saj.

Videoja ka prekur mijëra përdorues në rrjetet sociale, të cilët e kanë cilësuar rutinën e binjakeve si një moment “të çmuar” dhe “të mrekullueshëm”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër