Mitrovica përmirëson ndriçimin publik, punimet shtrihen në disa zona të komunës

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë vizituar punimet që po zhvillohen për rregullimin e rrjetit të ndriçimit publik në shëtitoren e Liqenit Akumulues.

Sipas Osmanit, pas nënshkrimit të kontratës, kompania e kontraktuar ka nisur menjëherë punimet për përmirësimin e rrjetit të ndriçimit publik në disa pjesë të Komunës së Mitrovicës.

Punimet, sipas njoftimit të komunës, përfshijnë Liqenin Akumulues, qendrën e qytetit, Zhabarin, Shipolin, Tavnikun, Bajrin, si dhe lagje e fshatra të tjera ku është i shtrirë rrjeti i ndriçimit publik.

“Çdo ditë me punë dhe veprime konkrete në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar Osmani.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është përmirësimi i ndriçimit publik në të gjithë territorin e komunës dhe krijimi i kushteve më të sigurta për qytetarët. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër