David dhe Victoria Beckham shijojnë eklipsin nga jahti luksoz 16 milionë dollarësh

Nga D V
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

David dhe Victoria Beckham shijuan eklipsin diellor nga kuverta e jahtit të tyre luksoz prej 16 milionë dollarësh (13,7 milionë euro), gjatë pushimeve të tyre në Mesdhe.

Çifti ndau disa fotografi nga momenti, teksa ndiqnin spektaklin me syze speciale.

David publikoi gjithashtu një fotografi të koleksionit të tyre të kristaleve, duke treguar se gjatë eklipsit po shprehnin dëshirat e tyre.

Eklipsi i së mërkurës mbuloi deri në 96 për qind të diellit dhe përkoi me kulmin e shiut të meteorëve Perseids, shkruan DailyMail.

Megjithatë, disa astrologë kanë paralajmëruar se nuk është momenti i duhur për të manifestuar të ardhmen gjatë një eklipsi.

Edhe djali i tyre, Cruz, e shijoi eklipsin nga jahti familjar së bashku me të dashurën e tij, Jackie Apostel.

Ndërkohë, Romeo ndau një selfie dhe shkroi për kombinimin e eklipsit me ndeshjen e Arsenalit: “Eklips, dhe pastaj loja e Arsenalit… nuk bëhet më mirë”.

David dhe Victoria blenë jahtin 130 metra të gjatë, të quajtur Seven, në vitin 2022. Jahti ka pesë kabina, hapësirë për dhjetë persona dhe një ekuipazh prej shtatë anëtarësh.

Emri Seven lidhet me numrin ikonik të fanellës së Davidit dhe emrin e mesëm të vajzës së tyre, Harper.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër