Fluturimi i parë direkt nga Berlini mbërrin në Damask pas një ndërprerjeje prej gati 14 vitesh

Nga Xh M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Damask, 15 gusht Zhurnal.mk – Fluturimi i parë direkt nga Berlini drejt Damaskut pas gati 14 vitesh është nisur, duke shënuar rikthimin e një tjetër lidhjeje ajrore mes Gjermanisë dhe Sirisë, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se fluturimi, i operuar nga kompania ajrore gjermane Sundair, u nis nga Aeroporti i Berlinit drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut, në prani të të ngarkuarit me punë të Sirisë në Berlin, Mohammed Baraa Shukri.

Fluturimi zhvillohet në një kohë kur Siria po përpiqet të zgjerojë lidhjet e saj ajrore ndërkombëtare.

Omar al-Husari, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil dhe Transportit Ajror të Sirisë, dje njoftoi se kompania gjermane LEAV Aviation do të nisë më 1 shtator fluturime të rregullta direkte mes Këlnit dhe Deir ez-Zorit, me një fluturim në javë.

Rruga e re vjen pas rikthimit të fluturimeve mes Berlinit dhe Damaskut.

Më 16 korrik, Siria dhe Gjermania nënshkruan në Damask një marrëveshje përfundimtare për transportin ajror, duke hapur rrugën për rikthimin e fluturimeve direkte mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër