PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Nga D V
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive.

Deputetët e PDK-së në letrën e dërguar në adresën e Deharit, i kanë kërkuar atij që kjo të bëhet nesër, më 18 gusht, me fillim nga ora 11:00.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën të cilën e ka siguruar Ekonomia Online.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër