Shakira siguron mbi 1 milion euro për rindërtimin e shkollave në Kolumbi

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka siguruar një donacion fillestar prej më shumë se një milion eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë.

Shakira vizitoi Quibdo, kryeqytetin e rajonit Choco, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4.

Në këtë rajon janë dëmtuar pothuajse 200 shkolla, duke vështirësuar kthimin e nxënësve në mësim.

 Shkollat në Kolumbi

Gjatë vizitës, këngëtarja pa nga afër klasat e dëmtuara dhe u takua me nxënës, mësues dhe drejtues lokalë për të diskutuar nevojat e komunitetit.

Ajo theksoi se rindërtimi i shkollave duhet të mbetet prioritet edhe pasi të kalojë faza fillestare e krizës.

Donacioni është siguruar përmes një bashkëpunimi mes Shakirës, Live Nation, FIFA-s dhe CAF-it, derisa fondet do të menaxhohen përmes fondacionit të saj Fundacion Pies Descalzos.

Paratë do të përdoren për rindërtimin e shkollave dhe rikthimin e fëmijëve në klasa.

 Shakira

Shakira prej vitesh është e angazhuar në çështjet e arsimit në vendlindjen e saj.

Fondacioni i saj, i krijuar në vitin 1997, ka ndihmuar mijëra fëmijë në Kolumbi dhe ka në fokus përmirësimin e qasjes në arsim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër