Kosova “dyndet” në Shqipëri, mbi 25 mijë qytetarë kalojnë kufirin në Morinë në vetëm 5 orë

Nga Xh M
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kukës, 22 gusht Zhurnal.mk – Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të bregdetit shqiptar.

Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës, gjatë ditës së shtunë, nga ora 05:00 deri në 10:00, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 24,408 shtetas të Kosovës, me 8,592 mjete të vogla dhe autobusë.

Shifrat tregojnë një lëvizje të konsiderueshme të pushuesve kosovarë, të cilët po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për ditët e fundit të sezonit veror. Fluksi i mjeteve në kufirin Kosovë–Shqipëri ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet te vijoje edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës.

Me afrimin e fundit të muajit gusht, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit nga Kosova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër