Sot në Apel ankesa e Naim Murselit, mbrojtja kërkon anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Sot është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon anulimin e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ajo ngre pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

Ankesë në Gjykatën e Apelit ka deponuar edhe Leotrim Syla, avokati i të ndjerës Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër