Biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e vrarë nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova.

Emisioni “MAT” ka transmetuar videon ku i dyshuari Albert Sylaj ia djeg rrobat Arlindës, ndërsa përdor gjuhë të rëndë ndaj saj.

Po ashtu, është publikuar edhe një komunikim telefonik mes Arlindës dhe ish-bashkëshortit të saj, ku ky i fundit edhe e kërcënon.

Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”

Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”

Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”

Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër