Pritje deri në 40 minuta në Tabanoc, në Bogorodicë 30 minuta

Nga Xh M
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogorodica, 23 gusht Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata, por intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet rreth 40 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, përderisa në VK Bogorodicë koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Lidhja Automote e Maqedonisë bën thirrje për drejtim me kujdes me automjetet, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit në komunikacion, veçanërisht në seksionet ku ekziston mundësi për rrëshqitje të dheut.

Nga 17 gushti e deri më 1 tetor 2026 është ndryshuar regjimi i komunikacionit para pikëpagesës Preod, për shkak të sanimit të shpatit në autostradën A4, në segmentin Milladinovci – Sveti Nikollë – Shtip.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër