Magjia e fjalëve të nënës

Nga D V
319 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kur djali ynë i madh nuk ishte mirë me shëndet, një psikiatër na dha një dhuratë të madhe. Ai na tregoi në lidhje me një eksperiment që u zhvillua në Angli. Ishte një ritual i thjeshtë që nënat e fëmijëve të sëmurë bënin çdo natë.

Kur fëmija flinte prisnin që ata të hynin në gjumin e thellë dhe pastaj pëshpërisnin këto fjalë të thjeshta për fëmijën e tyre:

“Të dua. Unë jam krenar për ty. Sa e kënaqur jam që je fëmija im. Ju jeni fëmija më i mirë për mua.”

Rezultatet ishin interesante.

Fëmijët me të njëjtën diagnozë, mirëpo që nuk dëgjuan pëshpëritjet e nënave të tyre, kishin një kohë rikuperuese më të gjatë sesa fëmijët që dëgjuan zërin e ëmbël të nënës. Kjo është magjia e fjalëve të një nëne.

Çfarë realisht ofron kjo pëshpëritje?

  • Fillimisht ndjenjën e intimitetit, kohën e veçantë me fëmijën tuaj, që mes punëve të përditshme mund edhe të harroni.
  • Komunikimi ndonjëherë edhe mund të pengohet. Mirëpo natën, ju keni gjithë vëmendjen e tyre dhe mund të komunikoni gjëra të rëndësishme.
  • Dhe me e rëndësishmja, fëmijët ndjejnë dashurinë tuaj. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dëgjojnë sesa shumë i doni dhe njëkohësisht të ndihen të veçantë, vetëm pse janë fëmijët tuaj.
  • I përqafoni ata, i puthni, u përkëdhelni flokët… Këto janë momentet që do të kujtojnë në jetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër