Berisha: Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej aty, ne e spostuam te kthesa e Levanit

Nga D V
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty pasi shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve të zonës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se kjo ishte arsyeja pse qeverisja e PD-së e spostoi dhe do e ndërtonte tek kthesa e Levanit.

“I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017. I thanë nuk ndërtohet këtu.
Këta e ndërtuan. Ku mund të pengoheshin ata para 130 milionë vjedhje së bashku”, u shpreh ai.

Ndërsa komentoi mbledhjen e zgjeruar të kryeministrit Edi Rama në Pogradec, Berisha tha se zgjidhja e vetme e kësaj krize të frikshme që po përpin vendin, është dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm nga detyra.

Kreu i PD-së tha se asnjë ndryshim në qeveri “nuk mund të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Shqiptarët kanë gati 90 ditë, PD ka vite të tëra që kërkon dorëheqjen dhe largimin e tij”.

I pyetur se kur do t’i mbledhë strukturat PD për të pasur një organizim për sesionin e ri politik, Berisha u shpreh se PD nuk e ka ndërprerë punën.

“Nuk u rrezitëm gjatë kësaj vere as në jahte, as në skafe, ne kemi vazhduar punën dhe do vazhdojmë. Strukturat tona kanë funksionar në objektivat e tyre dhe mblidhen këtë javë e në vazhdim”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër