Rama: Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore

Nga D V
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Pak para nisjes së mbledhjes me ministrat e kabinetit qeverisës në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një bashkëbisedim me Diellën, ministren e parë të krijuar me inteligjencë artificiale.

“Me Diellën dhe Mirelën përpara fillimit të Ditës II të maratonës përgatitore”, shkruan Rama krahas videos, ku pyet Diellën për ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

I pyetur nga Rama se çfarë opinioni ka për Mirela Kumbaron, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella iu përgjigj: “Mirela Kumbaro është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate të prekshme për qytetarët”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër