Kosova vazhdon me fitore në volejboll, mposht edhe Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare

Nga D V
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar një tjetër fitore në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete.

Vajzat kosovare zhvilluan një ndeshje të mirë dhe triumfuan me rezultatet 30:28, 25:17, 19:25 dhe 25:16.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këtë garë, pas triumfit ndaj Algjerisë.

Në anën tjetër, vajzat tona kanë pësuar edhe një humbje, atë ndaj Greqisë.

Ndeshja e radhës dhe njëkohësisht vendimtare për kalimin e grupit do të jetë përballja me Turqinë, e cila zhvillohet nesër (e martë).

Kombëtarja e Kosovës ka uruar lojtaret për fitoren dhe u ka dëshiruar sukses në sfidën vendimtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër