Nis ceremonia e varrimit të policit që vdiq në krye të detyrës

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Malishevë, 24 gusht Zhurnal.mk – Policit të Kosovës, Altin Kryeziu, po i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Bubavec.

Në ceremoninë mortore po marrin pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë.

Në mesin e të pranishmëve janë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, kryetari i komunës, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, shkruan KP.

Altin Kryeziu po përcillet për në banesën e fundit tetë ditë pasi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në krye të detyrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër