Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 24 gusht Zhurnal.mk – Më 23.08.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është raportuar se te ta me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore është pranuar një i mitur, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Kiro Ristevski Drnc” në Tetovë, V.S. (42) nga Tetova, duke u lëvizur prapa me automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Touareg” pa shenja regjistrimi, me rrotën e pasme e ka shtypur djalin e tij gjashtëvjeçar, raporton Pa Censurë. Vëzhgimin e vendit e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër