Tel Aviv, 24 gusht Zhurnal.mk – Në kuadër të vizitës së punës në Izrael, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Saar, në të cilin ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe gatishmëria e përbashkët për thellimin e tyre të mëtutjeshëm.
“Vizita është një mundësi për të përkthyer marrëdhëniet e forta politike në një bashkëpunim më konkret, veçanërisht në ekonomi, mbrojtje dhe industrinë e mbrojtjes, sigurinë kibernetike, kujdesin shëndetësor, bujqësinë dhe turizmin. Gjithashtu nënshkruam dy dokumente të rëndësishme dypalëshe në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe konsultime ekonomike”, shkroi Mucunski në Fejsbuk.
Veçanërisht e vlerësojmë, theksoi ai, solidaritetin dhe mbështetjen që Izraeli dhe populli izraelit i treguan pas tragjedisë në Koçan.
“Vazhdojmë ta ndërtojmë partneritetin përmes projekteve konkrete, lidhjeve më të fuqishme ekonomike dhe mundësive të reja për bashkëpunim”, thekson Mucunski.
