Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e Kulturës dhe Turizmit informon se afati për aplikim elektronik në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të veçanta të kulturës për vitin 2027 vazhdohet deri më 6 nëntor (e premte) në orën 15:30.
“I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa shfrytëzuesit edhe këtë vit do të mund të kërkojnë ndihmë profesionale lidhur me aplikimet në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, thuhet në publikimin e ministrisë.
Aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të veçanta të kulturës për vitin 2027 bëhet në mënyrë elektronike në Portalin nacional për e-shërbime: https://uslugi.gov.mk.
