Ndryshim në krye të KFOR-it, ky është gjenerali që do ta pasojë Ulutash-in

Nga D V
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Komandanti aktual i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë, një delegacion të rotacionit të ardhshëm KFOR XXXI.

Delegacioni është udhëhequr nga gjeneralmajor Roberto Vergori i Ushtrisë Italiane, i cili është caktuar si komandanti i ardhshëm i KFOR-it, shkruan Telegrafi.

Në takim ka marrë pjesë gjithashtu gjeneral brigade Onur Çakıcı nga Ushtria Turke, i caktuar për të marrë detyrën e zëvendëskomandantit të ardhshëm të KFOR-it.

Sipas njoftimit, delegacioni mori pjesë në programin e trajnimit për udhëheqësit kryesorë (Key Leader Training), i cili synon ta njohë udhëheqjen e ardhshme me stafin e KFOR-it dhe procedurat operacionale të misionit.

Në njoftim thuhet se KFOR-i ka ritheksuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

Misioni i NATO-s thekson se vepron në çdo kohë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër