Gani Geci ndalohet për 48 orë, kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kanosur gazetarin e VOX Kosova, Lirim Mehmetaj, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes ndaj një gazetari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘kanosje’ ndaj viktimës mashkull kosovar – gazetar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër