Seancë konstituive e Unionit të Grave të VMRO, program i ri dhe zgjedhje të reja

Nga Xh M
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht Zhurnal.mk – Sot u mbajt seanca e parë konstituive e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, ku mori pjesë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. dr. Hristijan Mickoski.

Në seancë u diskutua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për aktivitetet dhe prioritetet e ardhshme të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e VMRO-DPMNE-së, gjatë seancës u diskutua edhe për hartimin e një programi të ri të Unionit të Grave, i cili do të bazohet në pesë prioritete strategjike dhe do të përfshijë aktivitete, iniciativa dhe ngjarje konkrete.

“Sa i përket çështjeve kadrovike, me qëllim të forcimit të strukturës organizative, përfshirjes më të madhe të grave në politikë, si dhe krijimit të hapësirës për persona të rinj, energji të re, ide dhe iniciativa të reja, Komiteti Ekzekutiv mori vendim për shpalljen e një thirrjeje publike për kandidimin e kryetareve të Unionit të Grave në Komitetet Komunale të VMRO-DPMNE-së.

Në periudhën e ardhshme do të shpallet thirrje publike për aplikim për të gjitha gratë e interesuara që janë anëtare të partisë dhe që dëshirojnë të marrin përgjegjësi dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e Unionit të Grave.

Unioni i Grave mbetet i hapur për çdo grua që ka vizion, ide dhe dëshirë për të kontribuar për një Maqedoni më të mirë dhe më prosperuese”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër