Parandalojeni rënien e flokëve me këto metoda natyrale

Nga D V
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rënia dhe problemet me dendësinë e flokëve, janë disa probleme shumë të shpeshta, të cilat i prekin zakonisht femrat.

Përtej trajtimeve mjekësore, pamja e flokëve mund të përmirësohet edhe me anë të metodave natyrale.

Disa nga kurat natyrale, të cilat duhet patjetër t’i provoni janë:

Aloe vera- është një kurë e shkëlqyer sidomos kundër rënies së flokëve. Ajo zbutë skalpin e kokës dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për rigjenerimin e qelizave të flokëve. Gjithashtu, aloe vera ndihmon në eliminimin e yndyrës së flokëve.

Lëngu i qepës- ekspertët tregojnë se lëngu i qepës është shumë efikas për rritjen e flokut dhe funksionon me të vërtetë. Qeta përmban sulfur, që përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e kolagjenit dhe lufton bakteret që prekin sipërfaqen e skalpit.

Vaji i ullirit- është ideal për zhdukjen e zbokthit dhe infeksioneve të lëkurës së kokës. Ky vaj funksionon edhe kundër rënies së flokëve dhe ka rol stimulues në rritjen e tyre.

Hudhra- forcon flokun në mënyrë të ndjeshme. Ajo është e pasur me minerale dhe vitamina, që e ushqejnë dhe e forcojnë flokun.

Uthulla e mollës– bllokimi i rrënjëve të flokut nga bakteret shkakton rënie të madhe të flokëve. Për të parandaluar këtë problem, është e këshillueshme ta përzieni këtë uthull me një sasi të ujit.

Veza– përmban proteina të shumta, të cilat njihen për efektin pozitiv që kanë edhe për ushqyerjen e flokut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër