Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Preshevë, 25 tetor, Zhurnal.mk – Shaip Kamberi, bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” në Luginën e Preshevës ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe është në garë për një mandat të tretë.

Përmes një reagimi, ai ka njoftuar se koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind për pakicat kombëtare, japin një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.Bartësi i listës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër