Mbi 300 emigrantë shpëtohen në brigjet e Kretës brenda dy ditësh

Nga D V
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Rreth 220 emigrantë u shpëtuan sot në mëngjes në brigjet e Kretës, duke e çuar në mbi 300 numrin e personave të shpëtuar pranë ishullit gjatë dy ditëve të fundit, raportuan mediet greke, duke cituar rojet bregdetare.

Një avion pa pilot i agjencisë kufitare të BE-së, “Frontex”, zbuloi sot dy varka me rreth 140 emigrantë, rreth 28 kilometra në jugperëndim të qytetit port të Ierapetrës.

Një varkë e tretë, me 77 persona në bord, u zbulua rreth 93 kilometra në jug të Ierapetrës.

Autoritetet shpëtuan dje 84 migrantë në brigjet jugore të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, gjatë disa operacioneve.

Kreta dhe Gavdos janë pika të rëndësishme kalimi për emigrantët që përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE-së, nga Afrika e Veriut.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, deri në mesin e gushtit, më shumë se 11 500 emigrantë mbërritën në Kretë që nga fillimi i vitit.

Sipas autoriteteve greke, varkat zakonisht nisen nga zona pranë qytetit libian Tobruk dhe ndjekin një rrugë të rrezikshme drejt veriut përmes Mesdheut.

Ministri grek i Emigracionit, Thanos Plevris tha së fundmi se më shumë se 500 000 persona ndodhen në pritje në Libi, për të tentuar kalimin drejt Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër