Rahoveci përfiton 2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat

Nga D V
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Komuna e Rahovecit ka përfituar 2.11 milionë euro në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, përmes një marrëveshjeje granti të nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe ministrja në detyrë e MMPH-së, Fitore Pacolli.

Sipas të dhënave të publikuara nga Latifi, nga shuma totale prej 2.11 milionë eurosh, 1.5 milionë euro do të investohen në ndërtimin e njësive të reja të banimit social, 225 mijë euro në renovimin e shtëpive, ndërsa 385 mijë euro në rindërtimin e tyre.

Projekti synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje, duke ofruar ambiente më të sigurta dhe më dinjitoze për jetesë.

Kryetari Latifi ka falënderuar MMPH-në dhe grupin punues të Komunës së Rahovecit për angazhimin në realizimin e këtij projekti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër