“Kur janë ndeshjet në Konferencë Ligë?” – “Profa” i VV-së, Bylbyl Sokoli, konsulton pak ChatGPT-në gjatë seancës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – “Kur janë ndeshjet e nëntorit në Konferencë Ligë dhe me kë luan Kosova?”.

Kështu e ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ChatGPT-në, teksa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej seanca plenare, raporton Ekonomia Online.

Sokoli, i njohur me nofkën “Profa”, është një nga emrat e njohur të futbollit kosovar, me përvojë si futbollist, trajner dhe profesor universitar.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar klube të shumta, përfshirë Prishtinën, Lirinë, Gjilanin, Ferizajn dhe Llapin, si dhe ka qenë përzgjedhës i Kosovës.

Sokoli ka fituar trofe në futbollin vendor, ndërsa kontributin e tij e ka dhënë edhe në fushën akademike dhe në përgatitjen e gjeneratave të reja të sportistëve. Përvoja dhe angazhimi i tij e kanë bërë një figurë të njohur të futbollit në Kosovë.

Sokoli është gjithashtu analist sportiv në televizionin Kanal 10, ndërsa si trajner, për herë të fundit, ishte i angazhuar te klubi i futbollit Drenica gjatë vitit të kaluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër