Efekti i mollës së pjekur për shëndetin e zorrëve

Nga D V
375 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ja për çfarë ndihmojnë mollët e pjekura:

Nëse konsumoni rregullisht mollë të pjekura është një mënyrë e mirë për të rënë nga pesha.

Kjo sepse molla është një frut pak kalorik, i cili favorizon edhe reduktimin e mbajtjes se lengjeve në trup si dhe përmirëson mirëqenien fiziologjike të florës së zorreve.

Mollët e pjekura janë një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll përqëndrimin e kolesterolit dhe gliceminë, efekt i garantuar mbi të gjitha nga prezenca e lartë e pektinës.

Gjithashtu, mollët e pjekura e mbajnë në shëndet të mirë florën bakteriale intestinale (të zorrëve).

Duke nxitur një aktivitet të shëndetshëm intestinal siç shkruan femramoderne.al, mollët e pjekura ulin mundësitë për kapsllëk dhe ju ndihmon nëse ju vuani prej këtij shqetësimi.

Ndër përfitimet e tjera të mollës se pjekur është aftësia e saj për të luftuar aciditetin e stomakut.

Pjekja e bënë këtë frut më të tretshëm, në krahasim me variantin e gjallë. Prandaj është e këshillueshme për bebet dhe fëmijët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër