Truri funksionon më mirë nëse hani akullore në mëngjes

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Të hani një lugë të madhe akullore për mëngjes, mund të ndikojë në shpejtësinë e funksionimit të trurit tuaj, thotë një shkencëtar japonez.

Subjektet e eksperimentit të realizuar nga Yoshihiko Koga, profesor në Universitetin Kyorin në Tokio, duhej të hanin nga tri lugë përplot me akullore për çdo mëngjes, transmeton Klan Kosova.

Më pas ata ishin detyruar të përdornin kompjuterin për të realizuar një numër ushtrimesh mendore.

Profesor Koga ka zbuluar se ata të cilët kishin ngrënë akullore, kishin reagime më të shpejta dhe ishin më të mirë në procedimin e informatave se sa grupet të cilat s’kishin ngrënë akullore për mëngjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër