Kërcimi për gjashtë minuta në javë forcon kockat

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Gratë e moshuara mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës me gjashtë minuta kërcim çdo javë.

Kërcimi nga toka ose nga ndonjë kuti u vë forcë të mjaftueshme dhe tendosje në këmbë e ije për të parandaluar dëmtimin e kockave që ndodh me moshën.

Dr Gallin Montgomery, nga Manchester Metropolitan University, i cili testoi ushtrimet në 14 gra në të pesëdhjetat e tyre, tha se “këto lëvizje janë vërtet të lehta dhe mund të realizohen në komoditetin e shtëpisë tuaj”.

Shpesh vetëm ecja nuk është e mjaftueshme për shëndetin e kockave dhe shpresojmë që kjo të inkurajojë më shumë gra të kryejnë ushtrime.

Efektet e ushtrimeve barazohen me një fitim prej rreth 2 për qind të dendësisë minerale të kockave në vit, gjë që mund të jetë e mjaftueshme për të shmangur osteoporozën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër