Çfarë duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem shumë i shpeshtë. Shumica prej tyre përjetojnë këtë dhimbje gjatë kohës kur janë të sëmurë.

Dy tipet e kokëdhimbjes tek fëmijët janë: migrena dhe kokedhimbjet e shkaktuara nga  tensioni i gjakut. Fëmijët e prekur nga migrena, zakonisht përjetojnë dhimbje në të dy anët e kokës dhe nganjëherë përballen edhe me vjellje dhe marramendje. Përafërsisht 10% e fëmijëve përballen me këtë problem.

Nga ana tjetër kokëdhimbjet, që shkaktohen nga tensioni i gjakut manifestohen me dhimbje akute, të cilat, për dallim nga migrena nuk përcillen me vjellje apo marramendje.

Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me analgjetikë, siç është ibuprofeni apo acetaminofeni.

Disa nga metodat për të parandaluar këto dhimbje janë:

Gjumi i rregullt

Aktivitet i bollshëm fizik

Vakte të rregullta të ngrënies

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër