Reagim dhe mobilizim i të gjitha strukturave për përballimin e katastrofës në pikën kufitare Gyirong në Xizang

Nga D V
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Xizang, 28 gusht, Zhurnal.mk – Katastrofa e rrëshqitjes së dheut që shkaktoi një numër të madh viktimash në anën Nepalit si edhe persona të zhdukur në pikën kufitare Gyirong në Xizang, ka bërë që drejtuesit e niveleve më të larta të Kinës të angazhohen për përballimin dhe minimizimin e fatkeqësisë .Presidenti kinez Xi Jinping ka shprehur kërkesa të qarta për përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës dhe reagimin emergjent. Li Qiang, kryeministër i vendit, shkoi në zonën e goditur për të vizituar e inkurajuar njerëzit e prekur dhe punonjësit e shpëtimit, si edhe për të ofruar udhëzime në vend për punën e ndihmës dhe shpëtimit e për reagimin emergjent. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, si edhe ekipet e zjarrfikësve e të shpëtimit dhe forcat profesionale të shpëtimit, si Grupi “Anneng” i Kinës , vepruan me shpejtësi. Ushtria Çlirimtare Popullore dhe Forcat e Policisë së Armatosur reaguan menjëherë dhe mbërritën në postet e tyre në kohë. Operacionet e ndihmës dhe të shpëtimit u kryen në mënyrë të rregullt e efikase, dhe puna e zhvendosjes dhe ndihmës pas fatkeqësisë ka nisur dhe është zhvilluar në shkallë të plotë.

Në mbledhje të posaçme të zhvilluar për këtë ngjarje , u vu në dukje që kjo fatkeqësi ndodhi në një rajon me lartësi të madhe e të ftohtë me lugina të pjerrëta, mot të ndryshueshëm dhe akullnaja të shumta, liqene akullnajore dhe rreziqe të mundshme gjeologjike në zonën përreth, duke paraqitur sfida të mëdha për punët e ndihmës dhe të shpëtimit. Të gjitha palët e përfshira duhet t’i përmbahen parimit të vënies së njerëzve dhe jetës së tyre në radhë të parë, si edhe të kryejnë me zell të gjitha detyrat me masa të vendosura e të fuqishme dhe metoda shkencore e efikase.

Në mbledhja u theksua që është i nevojshëm një hetim dhe vlerësim gjithëpërfshirës i rreziqeve dhe rreziqeve të fshehura, dhe duhet të përshpejtohet një studim i akullnajave dhe liqeneve akullnajore në rrafshnaltën Qinghai-Tibet. Sistemet dinamike të monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm duhet të forcohen dhe duhet të përmirësohet aftësia për të identifikuar rreziqet zinxhir të fatkeqësive. Është e nevojshme të përmirësohen mekanizmat e reagimit ndaj emergjencave dhe të forcohen vrojtimi i rreziqeve të fshehura në rrjedhën e sipërme e të poshtme, paralajmërimi i hershëm dhe koordinimi i reagimit. Duhet të zbatohen masa për zhvendosjen e personelit, duke përfshirë rrugët e evakuimit dhe vendet e zhvendosjes në zonat e rrezikut.

Mbledhja shprehu nevojën për të koordinuar zhvillimin dhe sigurinë, si edhe për të kryer me seriozitet të gjitha detyrat që lidhen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër