Selami kërkon mjete për parking me kate në Qendrën Tregtare Çairçane

Nga Xh M
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht Zhurnal.mk – Koordinatori i këshilltarëve të AKI-së në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, përmes një videoje ka njoftuar se në seancën e radhës të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të propozohet një amendament për ndërtimin e një parkingu me kate në Qendrën Tregtare Çairçane.

Edhe pse nuk është paraparë në propozim, ne do të intervenojmë me amendament që në rebalancin e buxhetit, i cili do të votohet më 31 gusht, të parashihen mjete për ndërtimin e një parkingu me kate në Qendrën Tregtare Çairçane”, është shprehur Selami.

Sipas tij, iniciativa synon të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të mungesës së hapësirave për parkim në këtë pjesë të qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër