Shkup, 28 gusht Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka sqaruar procesin e përzgjedhjes për shkollën e mesme të policisë, ku nga gjithsej 509 aplikantë, 29 ishin shqiptarë, ndërsa 13 prej tyre u pranuan.
Sipas Isenit, 12 kandidatë shqiptarë u eliminuan për shkak të suksesit në vitet paraprake, dy nuk e kaluan testin e përgjithshëm dhe dy nuk u paraqitën në testim.
Ai tha se kriteret kanë qenë të njëjta për të gjithë kandidatët dhe theksoi se “ka ikur koha e nepotizmit, punësimit me çmimore dhe avancimeve me kushtëzime.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=122210000588453314&id=61563599425085&ref=embed_post
