Reforma e re territoriale e bashkon me Fierin, qytetarët e Patosit protestë për të tretën herë para bashkisë kundër shkrirjes

Nga Xh M
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fier, 29 gusht Zhurnal.mk – Për të tretën herë, qytetarë të Patosit janë mbledhur në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.

Protestuesit shprehen kundër ndryshimit të statusit të qytetit, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative.

Sipas tyre, Patosi plotëson kriteret për të qenë bashki, ndërsa një nga argumentet kryesore lidhet me të ardhurat që gjenerohen nga industria e naftës, e cila prej dekadash është një nga aktivitetet kryesore ekonomike të zonës.

Qytetarët kundërshtojnë gjithashtu largimin e shërbimeve administrative nga Patosi. Ata thonë se bashkimi me Fierin do të krijonte vështirësi, veçanërisht për të moshuarit, të cilët do të duhet të udhëtojnë drejt Fierit edhe për marrjen e dokumenteve apo shërbimeve të ndryshme.

“Patosi ka historinë, ekonominë dhe të ardhurat e veta. Nuk është e drejtë që qytetarët të detyrohen të shkojnë në Fier për shërbime që sot i marrin këtu. Sidomos për të moshuarit kjo është një vështirësi e madhe”, u shpreh një qytetar.

Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë kundërshtimin e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar që zëri i qytetarëve të Patosit të merret në konsideratë përpara çdo vendimmarrjeje për riorganizimin territorial.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër