Tenderët e paracaktuar për “Tigrat” – Petrolifera fiton me negocim 5.2 milionë euro për transportin e naftës

Nga Xh M
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 gusht Zhurnal.mk – Shteti shqiptar vijon të shpenzojë miliona euro pa asnjë garë dhe në mënyrë tepër të paracaktuar për operimin e dy karakatinave të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë, të emërtuara “Tec Lundrues”, të cilat erdhën disa vite më parë dhe që kanë kushtuar një mal me para.

Sipas Vox News, brenda një kohe të shkurtër, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur disa tendera me vlerë dhjetëra miliona euro për mirëmbajtje dhe për transportin e lëndës djegëse, teksa mënyra e bërjes së letrave është shumë e dyshimtë.

Nuk bëhet fjalë për një tender të mirëfilltë, por për aftësitë për të negociuar me firmat që operojnë në treg, duke u çuar ftesë për ofertë dhe më pas të tentonte që të ulte vlerën e tenderit. Fondi limit i procedurës ka qenë 493.960.000 lekë. Vlera e ofruar nga kompania fituese ishte 493.699.040 lekë, ose 99.95 % e fondit limit.

Në këtë procedurë shifrat janë ulur për vetëm 260.960 lekë të rinj. Procedura duket kryekëput në favor të Petroliferës, e cila brenda një kohe të shkurtër, që nga momenti që karakatinat e ndryshkura u vendosën në atë vend, ka marrë dhjetëra miliona euro.

Tenderi ka një objekt të kontratës “depozitim dhe ngarkim shkarkim i lëndës djegëse për TEC Lundrues, Vlorë” me një kohëzgjatje 19 muaj, teksa çuditërisht kriter ishte “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”.

“LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE” ofroi 5,297,200 euro./ Vox News

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër