Në prag të vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Egjipt, nisi në Kajro transmetimi i programeve audiovizive të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Rreth 10 programe të përzgjedhura filluan të transmetohen me radhë në mediat kryesore egjiptiane si Televizionin Kombëtar i Egjiptit etj.
Në ceremoninë e nisjes së transmetimit, Drejtori i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim ku u shpreh se ky vit shënon 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Egjiptit. Me rastin e aktivitetit të transmetimit, CMG është i gatshëm të zhvillojë bashkëpunim të gjerë me mediat egjiptiane për të thelluar vazhdimisht shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Egjiptit, për të zgjeruar shkëmbimet mes mediave kineze dhe egjiptiane dhe për të dhënë kontribut më të madh për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Ky aktivitet i transmetimit të programeve të CMG-së në Egjipt do të zgjasë deri në fund të vitit 2026.

