SHSKUK i lë pacientët me kancer pa barin Bicalutamide për më shumë se tre muaj

Nga Xh M
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 gusht Zhurnal.mk – Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka lënë pacientët pa barin Bicalutamide për më shumë se tre muaj.

Ilaçi Bicalutamide (Bikader) është duke munguar tash e tre muaj në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Për mungesën e këtij ilaçi ka pasur reagime publike edhe në rrjetet sociale. Tenori Agon Tufa i është drejtuar edhe ministrit në detyrë Arben Vitia duke thënë se tashmë është muaji i tretë me mungesë të këtij produkti i cili nevojitet për trajtimin e kancerit të prostatës.

“Muaji i tretë në mungesë të kapsulës Bikader, në kuadër të trajtimit onkologjik”, ka shkruar Tufa.

Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ka mungesë të këtij produkti sepse ka pasur mungesë edhe në të kaluarën dhe ato ndodhin shpesh.

Gazeta ka kontaktuar me SHSKUK-në dhe QKUK-në për të marr informacione në lidhje me arsyet e mungesës së këtij produkti.

Nga Barnatorja Qendrore kanë thënë se produkti i cili aktualisht mungon është në procedurë të ri-tenderimit.

“Për këtë cështje Barnatorja Qendrore është duke e përcjellë me prioritet këtë proceduren dhe pas përfundimit të procedurave përkatëse të prokurimit dhe lidhjes se kontratës do të fillojë me furnizimin me produktet në fjalë”, kanë deklaruar nga ky institucion, duke mos specifikuar ndonjë datë se kur do të bëhet furnizimi.

Në muajt e fundit janë raportuar mungesa për disa produkte në Klinikën e Onkologjisë, e të cilat kanë kosto mjaft të lartë nëse blihen në tregun privat, ose nuk gjinden fare.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës para disa ditësh e ka miratuar kërkesën e “Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumë prej 4,333,900, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Gazeta Shneta/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër