1,243
Helsinki, 29 gusht Zhurnal.mk – Një kosovar ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi, i cili po drejtonte një motoçikletë kur u përplas nga një veturë.
Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
