Berlin, 29 gusht Zhurnal.mk – Në Oranienburg të mërkurën një punëtor ka rënë nga një skelë ndërtimi dhe ka humbur jetën. Burri ka rënë nga lartësia e katit të katërt të një objekti banimi.
Aksidenti ka ndodhur në një kantier ndërtimi pranë rrethrrotullimit të rrugëve Rundestraße/Sachsenhausener Straße.
Në vendngjarje kanë dalë dy punonjës të Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen në Punë, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetin, të cilët kanë inspektuar vendin e aksidentit gjatë pasdites.
Autoritetet për mbrojtjen në punë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit.
