Aarau, 30 gusht Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e vogël Aarau, në mes të Bazelit dhe Cyrihut. Si pasojë, një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri në një party rave në Aarau, në veri të Zvicrës.
Policia kantonale të Aargaut njofton se viktima e ndjerë është një grua 22-vjeçare. Ajo ka vdekur në vendngjarje. Katër burra dhe një grua, të moshës midis 24 dhe 27 vjeç, pësuan lëndime nga të lehta deri në serioze. Ata janë aktualisht në spital. Të gjitha viktimat jetojnë në Zvicër.
Siç bëhet e ditur, raporti për të shtënat u mor nga policia pak pas orës 2:30 të mëngjesit. Policia dhe shërbimet e shpëtimit u dërguan më pas. Një helikopter u dërgua gjithashtu.
Për autorin ose autorët e sulmit ende nuk ka gjurmë konkrete. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk dihet se cili ka qenë sfodni i sulmit dhe të shtënave me armë në drejtim të njerëzve në këtë party.
