Tragjedi në Itali/ Një i vdekur dhe pesë të helmuar nga monoksidi i karbonit në një kasolle barinjsh

Nga Xh M
1,468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Verbano, 30 gusht Zhurnal.mk – Një 37-vjeçar ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë helmuar nga monoksidi i karbonit në një kasolle të izoluar në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në zonën malore të Buscagna, në Luginën Devero, në komunën e Bacenos, në provincën Verbano-Cusio-Ossola, vetëm disa kilometra larg kufirit me Zvicrën.

Në kasolle ndodheshin gjashtë barinj, kur për arsye që ende nuk janë përcaktuar, u shkaktua grumbullim i monoksidit të karbonit. Një prej tyre, 37 vjeç, nuk mundi të mbijetonte.

Mes të helmuarve është edhe një 19-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike. Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit Niguarda në Milano.

Dy burra të tjerë, të dy 62 vjeç, u evakuuan me helikopter dhe u dërguan në Spitalin e Novarës, ku po marrin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre është klasifikuar si e verdhë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të rrjedhjes ose grumbullimit të monoksidit të karbonit në kasollen malore. Ekipet e emergjencës ndërhynë në një zonë të vështirë për t’u aksesuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër