PDK nderon të zhdukurit e luftës: Zbardhja e fatit të tyre mbetet detyrim

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 gusht Zhurnal.mk – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës zhvilloi homazhe pranë Memorialit të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, PDK-ja shprehu nderim për të gjithë ata persona, fati i të cilëve vazhdon të jetë i paqartë, si dhe solidaritet me familjet që prej më shumë se dy dekadash presin lajme për të afërmit e tyre.

Partia theksoi se procesi për gjetjen e personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë duhet të vijojë pa u ndalur, deri në identifikimin e secilit prej tyre.

“E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë detyrim i përhershëm i yni”, thuhet në reagimin e PDK-së.

artikuj të ndërlidhura