Voziti pa leje, ndalohet 16-vjeçari nga Tetova dhe i konfiskohet automjeti “BMW”

Nga D V
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Më 30.08.2026 në ora 17:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova.

“Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi”.

“Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër