Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

Nga D V
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.

Begaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me Holandën, si një partner i rëndësishëm evropian dhe aleat i besueshëm brenda NATO-s.

Në takim u theksua se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe, gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike janë në nivele të larta.

Kreu i Shtetit falënderoi Mbretërinë e Holandës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fushat e mbrojtjes, rendit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, shoqërisë civile dhe medias.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua procesit të integrimit. Përmes Ambasadores Monster, Presidenti i Republikës i përcolli Holandës mirënjohje për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe çmoi ndihmën në ekspertizë të Holandës për të arritur ambicien e Shqipërisë për anëtarësim deri në vitin 2030.

Presidenti i Republikës i uroi Ambasadores Monster suksese në këtë mandat, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve shqiptare për mbështetje dhe bashkëpunim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër