Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se a do të kenë sot një emër për president, ai nuk dha përgjigje.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.

artikuj të ndërlidhura