Hoxha: Mavrova pret ngjarje historike për peshkimin sportiv

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Mavrova këto ditë është nikoqire e një ngjarjeje të rëndësishme për peshkimin sportiv, pasi për herë të parë në Maqedoni po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshkimit Sportiv të Krapit.

Në kampionat marrin pjesë garues nga 33 shtete dhe katër kontinente – Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, tha se organizimi i këtij eventi përbën një promovim të rëndësishëm për Mavrovën, bukuritë natyrore të vendit dhe zhvillimin e turizmit sportiv e ekologjik.

Sipas tij, Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Federatën e Peshkimit, Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë dhe Parkun Nacional Mavrovë, ka qenë e përfshirë në përgatitjet dhe mbështetjen e kampionatit.

Hoxha në këtë aktivitet ka marrë pjesë së bashku me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina, si dhe përfaqësuesin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Besim Bafqari.

“Të gjithë garuesve u dëshiroj peshkim të mbarë, grepa plot dhe shumë sukses!”, ka shkruar Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër