Tiranë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot se Bashkimi Europian mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual.
Në një deklaratë nga takimi joformal i Ministrave të Punëve të Jashtme (Gymnich), që po zhvillohet në Wicklow, Irlandë, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, thekson se sfida për Evropën është të jetë e aftë të funksionojë dhe të marrë vendime edhe me 28, 29 apo 30 shtete anëtare.
Në deklaratën e saj, komisionerja Kos u shpreh ndër të tjera se “mund të ndodh që Bashkimi Europian të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual”.
“Si mund t’i përdorim ne në Europë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të qenë më efektivë dhe që zëri ynë të dëgjohet më shumë në botë? Dhe si mund të organizohemi në mënyrë që procesi ynë i vendimmarrjes të jetë më i mirë? Për mua si Komisionere për Zgjerimin, kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi mund të ndodh që Bashkimi Europian të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual”, u shpreh Kos.
Sipas Komisioneres për Zgjerimin, Mali i Zi po përparon, Shqipëria gjithashtu, si edhe disa vende të tjera.
“Prandaj për mua pyetja kryesore është si mund ta përgatisim BE-në që të jetë i fortë dhe vendimtar edhe kur të kemi 28, 29 apo 30 shtet anëtare. Dhe e pres me shumë inetes këtë debat”, u shpreh ajo.
