Tiranë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, kanë zhvilluar një inspektim për të parë nga afër punën që po kryhet për asfaltimin e disa rrugëve në Paskuqan.
Gjatë vizitës, Balla ka ndjekur nga afër situatën në terren dhe zhvillimet në zonë, ndërsa është ndalur edhe pranë banorëve për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Vizita në Paskuqan është zhvilluar në kuadër të ciklit të ri të zhvillimit të prezantuar nga Partia Socialiste si “Rilindja 2.0”, me fokus te prania në terren dhe ndjekja e problematikave të komunitetit.
“Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri të zhvillimit që po nisim. BESA është dokumenti strategjik dhe metoda e tij e qeverisjes. Destinacioni është Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.
