56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 2 shtator Zhurnal.mk – Një 56-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij në shtëpinë familjare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 shtatorit, rreth orës 21:55. Sipas policisë, V.T. është sjellë në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar djalin e tij.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura